Jonker: Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor se sa rezultati

Maqedonia

Jonker: Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor se sa rezultati

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:37
Korin Jonker

“Është herë të japim vlerësime për ditën zgjedhore. Ne mbikëqyrim nëse zgjedhjet janë organizuar sipas standardeve demokratike dhe ndërkombëtare. Për ne s’janë të rëndësishme rezultatet, por procedurat e zgjedhjes. Për këtë arsye ne e mbikëqyrim procesin zgjedhor”.

Këtë sot e tha shefja e misionit ndërkombëtar për mbikëqyrje të zgjedhjeve OSBE-ODIRHR Korin Jonker, para shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz-Hamid” në Shuto Orizare.

Ajo theksoi se zgjedhjet i ndjekim 250 mbikëqyrës që janë të shpërndarë në gjithë vendin.

“Për ne nuk është e rëndësishme të vlerësojmë mbikëqyrjen në disa vendvotime, por të presim rezultate nga gjithë vendvotimet, dhe më pastaj të dalim me vlerësim të përgjithshëm”, tha Jonker duke shtuar se mbikëqyrësit e OSBE-së që herët e përcollën hapjen e vendvotimeve dhe do të jenë të pranishëm deri në fund.

Jonker shtoi se nesër në konferencë për shtyp do të dalin me njoftime më të detajizuara për procesin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat