Zgjedhjet lokale, deri në 17:00 në Dibër votojnë 36.31% e votuesve

Maqedonia

Zgjedhjet lokale, deri në 17:00 në Dibër votojnë 36.31% e votuesve

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:55
KSHZ

Paralelisht me zgjedhjet presidenciale, në tri komuna sot të Maqedonisë Veriore po zhvillohen edhe zgjedhjet lokale.

Në Komunat e Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës qytetarët janë duke votuar për zgjedhjen e kryetarit të Komunës.

Sipas KSHZ-së, deri në ora 17.00 në Dibër dalja e votuesve në 27 vendvotime ka qenë 36,31% nga 18.574 qytetarë sa kanë të drejtë vote.

Në Ohër dalja e votuesve në 89 vendvotime ka qenë 44,74% nga 52.223 qytetarë sa kanë të drejtë vote, ndërsa në Novo Sellë, dalja e votuesve në 20 vendvotime ka qenë 41,93% nga 11.302 qytetarë sa kanë të drejtë vote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat