Arrestohet një votues në Kumanovë, ka fotografuar fletëvotimin

Maqedonia

Arrestohet një votues në Kumanovë, ka fotografuar fletëvotimin

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:26
Zgjedhjet

Policia ka arrestuar një person në fshatin Tromegje, Kumanovë i cili ka fotografuar fletëvotimin e tij, njoftojnë nga Komisioni Zgjedhor Komunal në Kumanovë.

Për rastin, siç thonë nga atje, po përgatitet procesverbal.

Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria për Punë të Brendshme nga ku informojnë se rasti ka ndodhur në orën 16:49, kur personi me iniciale M.D. në vendvotimin 1080 në fshatin Tromegja me celular ka fotografuar fletëvotimin, me çka është arrestuar në SPB Kumanovë.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në orën 17:00, në Kumanovë dalja në votim është 30.82 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat