Mediat perëndimore shkruajnë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Mediat perëndimore shkruajnë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:03
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut kanë marrë vëmendjen edhe të mediave në perëndim.

“Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin pas ndryshimit të emrit”, është titulli i gazetës gjermane “Deutche Welle”, ku informojnë se për zgjedhjet presidenciale në vendin tonë. Në tekst thuhet të tre kandidatët për president janë pro-evropian dhe pro-NATO-s, por se fokusi gjatë fushatës ishte marrëveshje me Greqinë.

Gazeta amerikane “The Washington Post” shkruan se vendi zgjedh presidentin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë gazetë gjithashtu shkruan se tre kandidatët garojnë për një funksion që pothuajse është ceremonial.

“Qytetarët e Maqedonisë votojnë për zgjedhje në të cilët dominon tema e ndryshimit të emrit”, shkruan Reuters.

Ndërsa gazeta France Press shkruan se “Frikësohemi nga daja e ulët për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut”.

Sipas KSHZ-së në procesin zgjedhor morë pjesë 40 për qind e votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat