Me 30% vota të numëruara: Reka denjësisht, garë e ngushtë mes Pendarovskit dhe Siljanovskës

Maqedonia

Me 30% vota të numëruara: Reka denjësisht, garë e ngushtë mes Pendarovskit dhe Siljanovskës

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:56
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga  29,68% përqind e votave të përpunuara (536.599 vota):

Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 26.897 vota apo 13,02%,

Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 84.119 vota apo 40,73%,

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 87.239 vota apo 42,25%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 8.251 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 4%

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Dalja e përgjithshme ishte rreth 40% e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat