Zaev vjen me një thirrje për shqiptarët - Bota Sot
Zaev vjen me një thirrje për shqiptarët

Maqedonia

Zaev vjen me një thirrje për shqiptarët

Më: 21 prill 2019 Në ora: 23:54
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev publikoi disa të dhëna ku sipas tij, Stevo Pendarovski po udhëheqë ndaj kandidatës së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska. Zaev u bëri thirrje shqiptarëve, votuesve të Rekës, që të votojnë Stevon në rrethin e dytë.

Sipas tij, vetëm vota e qytetarëve mundë të ndihmojë që vendi të lëviz më shpejtë dhe të bëj progres drejt strukturave euro-atlantike.

“Stevo Pendarovski do të jetë fitimtarë në rrethin e dytë. Pres që qytetarët që votuan Blerim Rekën në rrethin e parë, të votojnë për Pendarovskin në rrethin e dytë. Ta votojmë Stevon dhe të hapërojmë në kohë, ti shpiem proceset para. Ju falëndëroj që votuat Stevon, ju ftoj përsëri që të merrni guximin dhe të votoni. Të gjithë nacionaliteteve ju bëj thirrje që të votoni, nga ju varet e ardhmja, nga ju varet progresi i shtetit tonë. Bashkë me ju do të shkojmë drejt NATO-s dhe BE-së.” tha kryeministri Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...