“Maqedonia e Veriut kishte zgjedhje të qeta dhe demokratike”

Maqedonia

“Maqedonia e Veriut kishte zgjedhje të qeta dhe demokratike”

Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

“Zgjedhje skandinave, të qeta, fer dhe demokratike”, këto janë vlerësimet për zgjedhjet presidenciale nga pjesëmarrësit e procesit zgjedhor, organizatorët dhe MPB. Vlerësimin duhet ta japë sot edhe misioni i OSBE-së dhe Asociacioni MOST, që kishin pjesën më të madhe të vëzhguesve.

Kryetari i KShZ-së, Oliver Derkoski mbrëmë vonë vlerësoi procesin zgjedhor si të pastër dhe të qetë. Është e rëndësishme, tha ai, se nuk kishim vërejtje serioze në procesin zgjedhor nga pjesëmarrësit, por edhe nga vëzhguesit e huaj.

“Dita zgjedhore ishte në atmosferë fer dhe demokratike. Kishim zgjedhje skandinave, që i ngjan një shteti, anëtar i ardhshëm në NATO dhe BE”, vlerësuan mbrëmë nga shtabi zgjedhor i Stevo Pendarovskit.

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM theksuan se votimi ka qenë fer dhe demokratik, duke cekur disa shkelje të caktuara.

Nga shtabi zgjedhor i Blerim Rekës vlerësuan se zgjedhjet e djeshme kaluan në atmosferë demokratike. Sipas tyre është shqetësuese është dalja e vogël në këto zgjedhje.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se institucionet mund të organizojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat