Një i vdekur dhe katër të lënduar në 24 aksidentet gjatë fundjavës në Shkup

Maqedonia

Një i vdekur dhe katër të lënduar në 24 aksidentet gjatë fundjavës në Shkup

Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:43
Aksident

Një motoçiklist humbi jetë, katër persona janë me lëndime të rënda trupore, 14 kanë marrë lëndime të lehta trupore, nga 24 aksidentet që u regjistruan gjatë fundjavës në Shkup.

Me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara kanë vozitur 54 vozitës, nga komunikacioni janë përjashtuar 39 vozitës, nga të cilët 34 janë para se të marrin të lejen e vozitjes, katër vozitës filimtar, njëri nën ndikimin e alkoolit. Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe 22 automjete të paregjistruara.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 95 masa, ndërsa automjeti “merimanga” nga ngritur 55 automjete.

Janë dënuar edhe gjashtë këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, pesë vozitës që nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, 15 vozitës që s’kanë përdorur rripin e sigurisë dhe 32 për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat