Kryetari i ri i Ohrit do të zgjidhet më 5 maj në rrethin e dytë të zgjedhjeve - Bota Sot
Kryetari i ri i Ohrit do të zgjidhet më 5 maj në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Maqedonia

Kryetari i ri i Ohrit do të zgjidhet më 5 maj në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Më: 22 prill 2019 Në ora: 10:17
Zgjedhjet

Të dhënat zyrtare të cilat i publikoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor në lidhje me zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave tregojnë se qytetarët e Ohrit kryetarin do zgjedhin në rrethin e dytë të zgjedhjeve të caktuara për më 5 maj.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, asnjë nga pesë kandidatët nuk ka fituar 50 për qind plus një të votave të nevojshme, kështu që në rrethin e dytë do të shkojnë kandidatët me numër më të madh të votave, e këto janë kandidati i LSDM-së Konstantin Georgieski dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së Mitre Milloshevski.

Kandidati i LSDM-së Georgieski dje e fitoi mbështetjen e 13.037 qytetarëve, para kundër kandidatit nga VMRODPMNE-ja me 10.614 vota.

Nga kandidatët tjerë Mihail Trendafilov Nançe nga Bashkimi Demokratik Qytetar fitoi 1.655 vota, Stevçe Stevovski nga Demokratët 1.003 dhe Xhemal Mena nga Lëvizja Besa 553 vota.

Përndryshe, jehona e votuesve ishte 53,84 për qind, gjegjësisht dje të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 26.862 prej gjithsej 52.223 të regjistruarve në Listën Zgjedhore. Ajo që është karakteristike për rrethin e parë të zgjedhjeve për kryetar të komunës janë edhe 1.256 fletëvotime të pavlefshme gjegjësisht 4,45 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...