Mediat e huaja për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Mediat e huaja për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Më: 22 prill 2019 Në ora: 10:42
Zgjedhjet

“Kandidatët e LSDM-së në pushtet dhe të VMRO-DPMNE-së nacionaliste do të përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut më 5 maj, pasi dy kandidatët e tjerë nuk patën sukses që të grumbullojnë mjaftueshëm vota që të shpallin fitore në rrethin e parë”, bëri të ditur agjencia gjermane e lajmeve DPA.

DPA bën të ditur edhe se kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski dhe i VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova mbrëmë shpallën fitore pasi Pendarovski fitoi 42,70, ndërsa Siljanovska Davkova 42,58 për qind të 97,25 për qind të votave të numëruara.

Blerim Reka, i mbështetur nga dy parti të shqiptarëve fitoi 10,36 për qind të votave.

AFP publikoi se në “rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka shënuar aktivitet jashtëzakonisht të ulët zgjedhor”, si dhe dy kandidatët shpallën fitore në rrethin e parë.

Agjencia i citon edhe deklaratat e Pendarovsit, i cili theksoi se “sot arritëm fitore të madhe”, si dhe e Siljanovska-Davkova, e cila theksoi se “ne i bindëm votuesit se pa drejtësi nuk ka NATO dhe BE”.

Për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut flet edhe Tanjugu, duke bërë të ditur se “kandidati i LSDM-së dhe BDI-së në pushtet, Stevo Pendarovski është në epërsi shumë të vogël para kandidates së VMRO-DPMNE-së, Siljanovska Davkova”.

TANJUG gjithashtu e transmeton deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili mbrëmë deklaroi se Pendarovski do të fitojë më 5 maj.

Edhe Agjencia Beta e transmeton deklaratën e kryeministrit Zaev, i cili vuri në dukje se “sipas rezultateve jozyrtare, Pendarovski fitoi 4,300 vota më shumë se Siljanovska Davkova”.

HINA njoftoi se “në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka pasur një pjesëmarrje të ulët, raundi i dytë do të ishte i pasigurt”.

Al Xhezira citon se 753.267 qytetarë (41.78 për qind) votuan në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe se Pendarovski dhe Siljanovska Davkova shkojnë në raundin e dytë.

BTA citon se të dy kandidatët shpallën fitore në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Portali bullgar BGNES njoftoi rezultatet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), sipas të cilave, kandidati i LSDM-së Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE Siljanovska Davkova , do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat