Rezultatet përfundimtare: Reka 80 mijë vota, Pendarovski udhëheq me 4.606 vota para Siljanovskës

Maqedonia

Rezultatet përfundimtare: Reka 80 mijë vota, Pendarovski udhëheq me 4.606 vota para Siljanovskës

Më: 22 prill 2019 Në ora: 11:35
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga 99.8 përqind të votave të përpunuara:

Blerim Reka (Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 79.915 vota apo 10.57%. Reka ka fituar në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përveç komunës së Çairit.

Gordana Siljanovska Davkova (VMRO-DPMNE dhe koalicioni) ka marrë 319.240 apo 42.24%.

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 323.846 vota apo 42.85%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 32.828 vota janë fletëvotime të pavlefshme, apo 4.34%.

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kishin 1.808.131 qytetarë kurse jehona e votuesve ishte më e ulët në historinë e zgjedhjeve presidenciale me 41.82%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat