Zekiri kërkon përgjegjësi nga zyrtarët e LSDM-së

Maqedonia

Zekiri kërkon përgjegjësi nga zyrtarët e LSDM-së

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:00
Muhamed Zekiri

Fitore të idhët e quan Muhamed Zekiri kryesimin prej pak votave të Stevo Pendarovskit ndaj kandidates së VMRO-së Gordana Siljanovska Davkova. Në një postim në profilin e tij në Facebook deputeti i LSDM-së uron për rezultatin kandidatin Blerim Reka ndërsa falënderon votuesit shqiptarë që votuan Pendarovskin. Ai madje ka kërkuar përgjegjësi edhe nga një pjesë e zyrtarëve të LSDM-së.

Statusi i plotë i Zekirit në FB:
“Fitore e idhet. Rezultati mesim per te gjithe ne!!!
Qytetaret dijn te shperblejne por edhe te nde.shkojne. Dua posaçerishte te falemimderoj votuesit shqiptare qe indhane perkrahje kandidatit tone Stevo Pendarovski si dhe te uroj per rezultatin fantastik dhe perkrahjen qe mori kandidati Blerim Reka!!!
Qytetaret shqiptare qarte demonstruan se ka ardhur koha te pensionohen mga jeta politike nje numer i madhe i elites politike te shqiptareve nga Republika e Maqedonise se Veriut.
Koha eshte edhe per pergjegjesi te nje pjese re funksionareve edhe nga rradhet e partise tone LSDM!!!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat