Maqedoni, rriten kuotat për të gjitha farmacitë edhe për muajin prill

Maqedonia

Maqedoni, rriten kuotat për të gjitha farmacitë edhe për muajin prill

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:09
Farmaci

Këshilli Drejtues i Fondit për sigurim shëndetësor mori vendim për rritje lineare të kuotave për të gjitha 772 farmacitë për 12.000 denarë shtesë, për shkak të alergjive sezonale dhe shpallja e epidemisë së fruthit në territorin e të gjithë shtetit, por edhe pas sondazhit të realizuar për shfrytëzimin e kuotave për në prill në farmacitë të institucioneve shëndetësore private që arrin prej 85 për qind deri në 90 për qind.

Siç thonë nga Fondi, kjo rritje është siguruar për çdo institucion shëndetësor – farmaci, përveç në farmacitë me kuotë mujore maksimale prej 650.00 denarë dhe do të vlejë vetëm për në prill.

Nga Fondi theksojnë se në mënyrë të vazhduar e ndjekin qasjen e ilaçeve me recetë dhe punojnë në sigurimin e furnizimit më të mirë me ilaçe gjatë të gjithë muajit.

Fondi vazhdon ta ndjekë me kujdes gjendjen me qasjen e ilaçeve me recetë në farmacitë. Kjo bëhet me qëllim që të siguruarit të mund të marrin ilaçet e nevojshme në farmacitë, në afërsi të vendbanimit të tyre, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat