Ambasadorja e re e Malit të Zi ia dorëzoi letrat kredenciale Dimitrovit

Maqedonia

Ambasadorja e re e Malit të Zi ia dorëzoi letrat kredenciale Dimitrovit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:26
Ambasadorja e re e Malit të Zi Marija Petroviq

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov e priti ambasadoren e re të Malit të Zi, Marija Petroviq e cila i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale për emërimin e saj ambasadore e jashtëzakonshme dhe e autorizuar e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi MPJ, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral. Në mënyrë reciproke u vërtetuan marrëdhëniet miqësore midis të dyja vendeve, ndërsa u bisedua edhe për mundësitë për zhvillimin e tyre, veçanërisht në domenin e ekonomisë dhe lidhjes infrastrukturore.

Dimitrov shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme nga Mali i Zi për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në BE dhe NATO si dhe për ratifikimin e shpejtë të protokollit aderues për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike. Me këtë rast, theksoi se Maqedonia e Veriut pret valorizimin e sukseseve të arritura, duke konstatuar se muajt e ardhshëm janë vendimtar, në kontekst të të dyja proceseve integruese.

Sipas ambasadores Petroviq, anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE mbetet lartë në agjendën politike të Malit të Zi.

“Shpresoj se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut, do të jetë gjithashtu e suksesshme si edhe rruga e saj euroatlanike”, deklaroi ajo.

Dimitrov i dëshiroi mirëseardhje dhe mision të suksesshëm diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat