Reagon ashpër “Komandant Malisheva” pas zgjedhjeve në Maqedoni: O ju gjakprishur, o ju gjakshitur… - Bota Sot
Reagon ashpër “Komandant Malisheva” pas zgjedhjeve në Maqedoni: O ju gjakprishur, o ju gjakshitur…

Maqedonia

Reagon ashpër “Komandant Malisheva” pas zgjedhjeve në Maqedoni: O ju gjakprishur, o ju gjakshitur…

Nga: N.H Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:58
Muhamet Krasniqi, i njohur si “Komandant Malisheva”

Muhamet Krasniqi, i njohur si “Komandant Malisheva”, i dënuar me burg në Maqedoni, për pjesëmarrje në rastin e Kumanovës, ka bërë një koment rreth zgjedhjeve të fundit në Maqedoni.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ashpër, duke thënë se mjerë ata që votuan e që vepruan kundër kandidatit shqiptar, Blerim Reka, përcjell “Bota sot”.

“Komandant Malisheva”, thotë se ata që votuan kundër Rekës, shkelen mbi gjakun e dëshmorëve.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje

Çfar ndodhi në tê vertet ne zgjedhjet Presidenciale , sado qe mundohen cila do parti vmro apo Lsdm pa shqiptaret nuk munden as me fitu as me qeveris , nese Blerim Reka nuk fitoj me shume se 80 mij vota ai fitoj sepse ato vota ishin te pasterta Shqiptare , e mjer ata qe vepruan kunder kandidatit Shqiptar sepse aty ku u derdhe gjaku nuk ka qen tradit me ngu as Aliun as Menduhin po u dasht shqip me votu .
O ju gjakprishur
O ju gjakshitur
Ju shkelet parimet
Ju shkelet flamurin e Skenderbeut.
Ju shkelet mbi gjakun e Fadil Nimanit,Afrim Kalanices, Visar Krasniqit ,Elmi Hotit, Labinotit, Sali Latifit , Llukman Nezzirit , Asip Emrullait Rrahim Beqirit , Mujedin Aliut , Ismet Jasharit e te gjithe deshmorve te ren per lirin e kombit.
Shume do isha kurreshtar te di se Xhemail Jashari e familja e tij vllai i Ismet jasharit edhe si antar i BDI s a e ka dhan voten Per Blerimin apo per Stevon!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...