Zaev: Nuk e kërcënoj askënd, por do të ketë pastrime

Maqedonia

Zaev: Nuk e kërcënoj askënd, por do të ketë pastrime

Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:10
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, në tribunën e sotme në Komunën e Karposhit, njoftoi se do të ketë “pastrime” nga radhët e pushtetit, për shkak të pakënaqësusë nga një pjesë e qytetarëve.

Ai tha se mesazhin e ka marrë dhe shtoi se nuk e kërcënon askënd.

“Flas hapur, nuk e kërcënoj askënd. E morëm mesazhin në raundin e parë. Këtë qartë ua them mbështetësve tanë, të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi dhe janë të pakënaqur nga ne, nga funksionarët tanë. Në nivel lokal dhe qendror, pastrime do të ketë. Ky është mesazhi im. Mesazhin e dërguat, por mos e dënoni shtetin, për shkak të disa dobësive tona. Kemi dobësi, por punojmë dhe do të punojmë që t’i përmirësojmë. Kuptova, shumë mbështetës tanë na thanë ‘ej, alo’, ndrysho diçka”, tha mes tjerash Zaev.

Ai foli edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku tha se kandidati Stevo Pendarovski do të arrijë fitore me mbi 100 mijë vota dallim.

“Unë jam njeriu më i informuar, nëse ju nuk e dini Zaevi e di: do të fitojmë me 100 mijë vota dallim në rrethin e dytë dhe për këtë arsye kthejeni buzëqeshjen. Tani meritojmë të fitojmë, ndërsa do të vijë koha kur edhe do të humbim dhe për këtë do të jemi të përgatitur”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat