BE bën thirrje për dalje më masive në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

BE bën thirrje për dalje më masive në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:10
Foto ilustruese

Zëdhënësja e institucioneve të BE-së, Maja Kocijançiç, për MIA-n porositi se, sipas raportit të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, “liritë fundamentale të bashkimit dhe shprehjes ishin respektuar”, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dje dhe se vlerësimi i përgjithshëm për to është pozitiv.

“Mbetet e nevojshme të finalizohen reformat e filluara paraprakisht të legjislacionit zgjedhor”, përkujton Kocijançiç.

Bashkimi Evropian u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në raundin e dytë më 5 maj masivisht të dalin të votojnë.

“I inkurajojmë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në numër të madh në raundin e dytë që vota e tyre të bëhet e vlefshme”, konsiderojnë liderët evropianë.

Në mënyrë shtesë, Brukseli i porosit të gjitha palët “t’i sigurojnë kushtet e nevojshme për proces zgjedhor kredibil dhe transparent dhe stabilitet të përgjithshëm politik”, qëndron në kumtesën e BE-së për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat