Sot pritet nga Gjykata Penale vendimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Maqedonia

Sot pritet nga Gjykata Penale vendimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 09:20
Gjykata Penale

Në Gjykatën Penale sot duhet të marrë vendim për vrasjen e Nikolla Sazdovskit, rast ku të akuzuar janë tre persona, dy prej të cilëve janë në burg ndërsa tjetri është në arrati.

Rasti filloi më 9 nëntor vitin e kaluar dhe e udhëheq gjyqtarja Daniela Aleksovska Stojanovska.

Më 7 shkurt u krye rikonstruktimi i vrasjes së Sazdovskit në praninë e dëshmitarëve dhe ekspertëve.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e marra, Nikolla Sazdovski më 9 qershor të vitit 2018 ndërroi  jetë në qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat