VMRO-DPMNE: Fitorja e Siljanovskës do të thotë fillimi i fundit të LSDM

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Fitorja e Siljanovskës do të thotë fillimi i fundit të LSDM

Më: 23 prill 2019 Në ora: 11:04
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Gordana Siljanovska Davkova fitoi në 47 komuna në Republikën e Maqedonisë. OBRM-PDUKM është fitues i këtyre zgjedhjeve, është mposhtur koalicioni në pushtet udhëhequr nga LSDM dhe BDI, të cilët kishin mbi 30 parti politike”.

Sipas VMRO-DPMNE-së qytetarët i thanë jo krimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Qytetarët votuan për drejtësi dhe drejtshmëri.

“Pendarovski humbi për shkak se është i njëjtë sikur Zoran Zaev. Pendarovski nuk ofron asgjë të re për shtetin”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se qytetarët në këto zgjedhje treguan se nuk frikësohen ndaj kërcënimeve dhe trysnive nga pushteti.

Me Pendarovskin, thonë nga kjo parti, Maqedonia fundoset, njëlloj siç është fundosur gjatë dy viteve të kaluara.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në rrethin e dytë t’i japin goditjen përfundimtare LSDM-së dhe të dalin të mbështesin Siljanovskën. Fitorja e Siljanovskës do të thotë fillimi i fundit të LSDM”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat