19 vite burg për Besir Belën dhe Skender Demirin për vrasjen e Sazdovskit

Maqedonia

19 vite burg për Besir Belën dhe Skender Demirin për vrasjen e Sazdovskit

Nga: Z.M. Më: 23 prill 2019 Në ora: 11:15
Besir Bela dhe Skender Demiri

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me nga 19 vite burg dy shqiptarët, Besir Bela dhe Skender Demiri dhe Jeton Luzha të cilët më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur 20-vjeçarin Nikolla Sazdovski të grupit të tifozëve “Komitët” në stacionin e autobusëve në Autokomandë.

 Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me Jeton Luzha i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të 2018 e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Autokomandë. Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Dy nga sulmuesit, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në burgun “Shkupi” në Shutkë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes, është shpallur urdhërarrest në vend dhe jashtë vendit. 

Të dy të dënuarit gjithashtu do të duhet të paguajnë të gjitha shpenzimet gjyqësore, dhe familjes më të ngushtë të Sazdovskit dëmshpërblim prej 1 milion e 200 mijë denarë.

Rasti në fjalë ka filluar më 9 nëntor të vitit të kaluar dhe e udhëheqë gjykatësja Daniella Aleksovska-Stojanovska, e cili i shpalli fajtor këta të fundit për veprën penale “vrasje në mënyrë mizore”.

Më 7 shkurt të këtij viti ishte bërë inskenimi i vrasjes në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve në stacionin e autobusit në Autokomandë dhe atëherë prokuroria vendosi të rikualifikoj rastin në “vrasje në mënyrë mizore”./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat