Qeveria do ta mbajë seancën e rregullt të 131-të

Maqedonia

Qeveria do ta mbajë seancën e rregullt të 131-të

Më: 23 prill 2019 Në ora: 11:59
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mesditë do ta mbajë seancën e 131-të të rregullt në kuadër të së cilës do ta shqyrtojë Informacionin për takimin e mbajtur të Këshillit drejtues për supervizion dhe ndjekje të avancimit në implementimin e E-112 në vend dhe Grupin e formuar ndër resorial (ekipi operativ) për ndërmarrjen e aktiviteteve për realizimin dhe implementimin e Sistemit për thirrje urgjente E-112 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do ta prezantojë Qendrën për menaxhim me kriza.

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancë do të shqyrtohet edhe Informacioni për arritje të Memorandumit për bashkëpunim midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës lidhur me kontrollin e mallrave strategjike.

Qeveria e seancës do të njoftohet edhe me Informacionin për avancimin e implementimit të Kontrollit strategjik mbrojtës për vitin 2018, si dhe për punën e Këshillit ekonomik-social në vitin 2018, që për këtë seancë e propozon Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Sot qeveria do të prononcohet për Propozim-vendimin për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e Marrëveshjes për formimin e partneritetit publik privat për ndërtimin e sistemit të ri për shpërndarjen e gazit natyror në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria në këtë seancë, duhet të sjell mendim edhe për Raportin vjetor për punën e Komisionit për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë deri tek informacionet nga karakteri publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor i vitit 2018, si dhe për Raportin për punën e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin e kaluar.

Në seancën e sotme në propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane do të shqyrtohet informacioni për organizimin e ngjarjes me rastin e shënimit të 9 majit, Ditës së Evropës. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat