Informacione për qarkullimin e autobusëve gjatë festave - Bota Sot
Informacione për qarkullimin e autobusëve gjatë festave

Maqedonia

Informacione për qarkullimin e autobusëve gjatë festave

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:31
Autobusët

Me rastin e festave të Pashkëve të premten (26/04/2019) autobusët pët transport publik do të veprojë në bazë të orarit të ditë së diel, me përjashtim të linjave të autobusëve me numër: 11, 11A, 18 A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A, 64A, 65A, 70, 74, 80A, 81, 118, 160, 180 të cilët do të veprojnë sipas orarit të rregullt.

Të shtunën (27/04/2019), të dielën (28/04/2019) dhe të hënën (29/04/2019) autobusë në të gjitha linjat do të qarkullojnë në bazë të orarit të së dielës, që nënkupton se linjat do të jenë të reduktuara.

Autobusët do të qarkullojnë në bazë të orarit të së dielës edhe gjatë 1 majit -Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Teleferik në Vodno do të veprojë normalisht gjatë festave me orarë nga ora 10:00 deri në 18:00. Autobusët që qarkullojnë drejt Vodnos, respektivisht linjat 25, 25A, 25B, të hënën (29,04,2019) do të veprojnë në bazë të orarit të së dielës. Teleferiku nuk do të punoj të martën (30.04.2019).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...