DHP: Deri më 30 prill do të dorëzohen paraqitjet vjetore tatimore, qytetarët do ta miratojnë apo përmirësojnë deri më 31 maj

Maqedonia

DHP: Deri më 30 prill do të dorëzohen paraqitjet vjetore tatimore, qytetarët do ta miratojnë apo përmirësojnë deri më 31 maj

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:42
Drejtoria e të Hyrave Publike

Më 30 prill skadon afati përfundimtar për dorëzimin e paraqitjes vjetore tatimore për vërtetimin e tatimit personal për vitin 2018.

“Qytetarët kanë mundësi më së voni deri më 31 maj të vërtetojnë apo përmirësojnë paraqitjen vjetore tatimore. Deri në skadimin e afatit ligjor, qytetarët mund ta ndërrojnë statusin e paraqitjes, përkatësisht ta vërtetojnë apo përmirësojnë. Pas skadimit të afatit ligjor, përkatësisht më 1 qershor, paraqitjet vjetore tatimore do të jenë përfundimtare”, thonë nga DHP.

Paraqitjen vjetore tatimore që qytetari e ka përmirësuar, dhe ka marrë statusin përfundimtar do të duhet të miratohet nga personi zyrtar i Drejtorisë së të Hyrave Publike.

Nga DHP ju bëjnë apel qytetarëve që kanë realizuar të hyra, dhe ende nuk janë regjistruar në sistemin e-tatim personal, ta bëjnë sa më shpejtë që është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat