Arsovski: Zaev duhet të kuptojë se “peshkut i vjen era nga koka” - Bota Sot
Arsovski: Zaev duhet të kuptojë se “peshkut i vjen era nga koka”

Maqedonia

Arsovski: Zaev duhet të kuptojë se “peshkut i vjen era nga koka”

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:49
Dimçe Arsovski

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski tha se “Zoran Zaevi me paralajmërimin se do të ketë pastrime, fajin e tij për disfatën e madhe që i ndodhi LSDM-së do ta kërkojë te të gjithë tjerët përveç tek ai”.

“Por, Zoran Zaevi duhet të kuptojë se ‘peshkut i vjen era nga koka’ dhe nëse duhet nga dikush të fillojë pastrimi, është vetë Zoran Zaevi të pastrohet nga skena politike në shtet”, tha Arsovski.

Sipas tij kryeministri Zaev e ka gjithë përgjegjësinë bashkërisht me gjithë Qeverinë dhe partinë për disfatën nga qytetarët dhe se ai, siç tha Arsovski, është personi më i urryer nga qytetarët e Maqedonisë dhe se kjo u pa ditën e votimit.

“Para se të fillojë me pastrimin, në Qeveri, Zoran Zaev duhet të dijë se tashmë qytetarët nuk ju besojnë deklaratave të tilla dhe se qytetarët nuk harrojnë dhe nuk lejojnë të gjitha krimet, premtimet e rrejshme, gënjeshtrat se nuk do të ndryshohet Kushtetuta dhe gjithçka që ndodhi gjatë dy viteve të kaluara”, tha Arsovski.

Pastrimi sipas tij duhet të fillojë nga vet Zaevi për shkak të inovacioneve kriminale prej 10.5 milionë, për shkak të tenderëve të Venko Filipçes, për shkak të vrasjeve të pa zbardhura, të gjitha skandalet korruptuese, kërcënimet, tenderët e kurdisur dhe, siç tha Arsovski, gjithçka që ka ndodhur gjatë këtyre dy viteve.

“Askush e çoi Zaevin të premtojë 500 euro rrogë, të premtojë 100.000 denarë paga për mjekët, mijëra kilometra autostrada, askush nuk e detyroi të premtojë se do të rrjedh qumësht dhe mjaltë nëpër rrugë”, tha mes tjerash Arsovski duke cekur se prokuroria duhet së pari të përfundojë me hetimet e krimeve në Qeverinë e LSDM-së dhe vet Zaevi me familjet e vet të marrin përgjegjësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...