Derkoski: Nëse s’ka census dhe shumica vendos ta ndryshojë Kushtetutën, nuk do të shpallen zgjedhje të reja - Bota Sot
Derkoski: Nëse s’ka census dhe shumica vendos ta ndryshojë Kushtetutën, nuk do të shpallen zgjedhje të reja

Maqedonia

Derkoski: Nëse s’ka census dhe shumica vendos ta ndryshojë Kushtetutën, nuk do të shpallen zgjedhje të reja

Më: 23 prill 2019 Në ora: 16:28
Oliver Derkoski

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Oliver Derkoski, në një deklaratë për Alfa ka thënë se nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nuk arrihet censusi prej 40 përqind dhe qeveria vendos të ndryshojë Kushtetutën, nuk do të shpallen zgjedhje të reja.

“Nëse shpallen zgjedhje do të pritet të përfundojnë ato zgjedhje, e më pas të kalohet në procedurë të tillë, nëse shumica parlamentare ka qëllim të tillë”, thotë Derkoski.

Sipas Derkoskit, nëse shumica parlamentare vendos ta ndryshojë Kushtetutën dhe presidenti i radhës të zgjedhet në Kuvend, kjo do të bëhet pas shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Ndryshe, që të ndryshohet Kushtetuta është e nevojshme të ketë shumicë prej dy të tretave në Kuvend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...