Avokati i shtetit, Femi Stafa ka vazhduar takimet e tij të shpeshta me diplomatët e huaj me qëllim këmbimit të përvojave me vendet e jashtme dhe përmirësimin e institucionit që drejton.
Ai sot është takuar me Ambasadoren e Zvicres në Shkup, Sybille Suter Tejada ku kjo e fundit shprehu gatishmërinë për përkrahje të avokaturës në të gjitha sferat që në një të ardhme sa më të afërt ky institucin ti përgjanë avukaturave të shteteve në Bashkimin Europian.
Avokati Stafa dhe ambasadorja Suter Tejada e theksuan rëndësinë e funksionimit më efikas të Avokaturës së Shtetit, si dhe mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit me institucionet nga Zvicra, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe përmirësimit të punës së avokaturës shtetërore.