Facebook muajin e kaluar ka fshirë 212 profile nga Maqedonia dhe Kosova - Bota Sot
Facebook muajin e kaluar ka fshirë 212 profile nga Maqedonia dhe Kosova

Maqedonia

Facebook muajin e kaluar ka fshirë 212 profile nga Maqedonia dhe Kosova

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:16
Facebook

Raporti mujor i Facebook për luftë kundër lajmeve të rreme në prag të zgjedhjeve në BE zbulon se 212 profile janë hequr në mars për shkak të “sjelljes së koordinuar jo autentike”.

Nga fillimi i këtij viti, Google, Facebook dhe Twitter lëshojnë raporte mujore në suaza të Kodit të sjelljes të cilin e nënshkruan me Komisionin Evropian, me qëllim të luftës kundër dezinformatave dhe parandalimit të ndikimeve të jashtme dhe keqdashëse mbi fushatën për zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj.

Raporti për muajin mars, i publikuar sot, zbulon se janë fshirë 212 profile nga Maqedonia dhe Kosova të cilët kanë punuar në mënyrë koordinuese.

Krahas kësaj, ka pasur edhe disa profile të cilët janë prezantuar si organizata politike nga Australia, Britania dhe SHBA-ja dhe kanë publikuar përmbajtje të ndërlidhura me Islamin dhe temave fetare si dhe përmbajtje politike dhe nacionaliste, informojnë nga Facebook.

Sipas Fejsbukut, sjellje e koordinuar jo autentike do të thotë krijim të rrjetit me profile dhe faqe të rreme me qëllim që të mashtrohen përdoruesit dhe të manipulohet me debatin publik në qëllim strategjik.

Komisioni Evropian sot i përshëndeti raportet e rregullta të këtyre tri kompanive dhe tentimeve të tyre për më shumë transparencë në prag të zgjedhjeve, por konsideron se nevojiten përpjekje shtesë.

KE-ja tani i pret raportet për prillin dhe shpreson se do të konstatohet progres.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...