KH: Gjysma e grave në Maqedoni janë jashtë tregut të punës

Maqedonia

KH: Gjysma e grave në Maqedoni janë jashtë tregut të punës

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:34
Gratë në punë

“Një e treta e grave besojnë se përkatësia e tyre është të kenë fëmijë dhe të kujdesen për shtëpinë dhe familjen dhe në plan të dytë e kanë përfitimin, derisa shumica e grave, 52,8 për qind, pajtohen se detyrimet e amvisërisë i pengojnë të punojnë jashtë shtëpisë”.

Këtë e theksoi Vesna Ivanoviq, udhëheqëse e Zyrës së „UN Woman“ në Shkup në promovimin e sotëm të video fushatës “A e di” të përgatitur nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Videoja është në suaza të projektit “Gratë kanë të drejtë”, ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian „UN Woman“.

Qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijes publike për parandalimin, mbrojtjen dhe uljen e diskriminimit mbi gratë.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës për vitin 2018, numri i përgjithshëm i grave të punësuara vitin e kaluar ka qenë 39,6 për qind. Gjysma e grave janë jashtë tregut të punës, ndërsa nëse përfshihen në tregun e punës, në pjesën më të madhe përballen me diskriminim”, tha Ivanoviq.

Urania Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, sqaroi se në vitin 2015 dhe 2016 ka pasur jashtëzakonisht një numër të madh të vrasjeve të grave nga ana e partnerëve apo ish-partnerëve të tyre apo anëtarë të familjeve të tyre të gushtë, dhe për këtë, siç tha, në shtetin tonë ende nuk ka përgjegjësi përkatëse të kërkesave të grave që do të sillte deri te barazia e drejtë dhe reale në shoqëri.

“Në videot përqendrohemi në aspektet kryesore që do të thonë disa qasje deri te shërbimet e ndryshme apo qasje deri te drejtësia, dhe do të kuptojmë se në realitet bëhet fjalë për një mungesë sistematike të një jo kulture sistematike dhe të mungesë së vetëdijes, para së gjithash të atyre që duhet në mënyrë parimore dhe kur gruas i nevojitet, ta ofrojnë ndihmën përkatëse”, tha Pirovska.

Ajo shtoi se po përballemi me një numër të madh të vajzave të cilat herët martohen, sepse përjashtohen nga arsimi dhe nuk kanë qasje te çfarëdo informacionesh apo shërbimesh çfarë më tej do të sillte deri te emancipimi i tyre dhe veprimi aktiv në sferën e shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat