Pa subvencione, bileta e autobusit urban në Shkup do të ishte më e shtrenjtë

Maqedonia

Pa subvencione, bileta e autobusit urban në Shkup do të ishte më e shtrenjtë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:57
Ilustrim

Subvencionet për të mbuluar humbjet që i prodhon transporti publik i Shkupit, vite me radhë kanë qenë një nga shkaqet kryesore të dredhjes së parave nga buxheti i qytetit. Shkupi në buxhetin e këtij viti ka planifikuar të ndajë subvencione prej 400 milion denarë për transportin publik edhe atë për vështirësi gjatë punës (250 milionë denarë), për bileta falas (100 milionë denarë), sistem smart për pagesë të biletave, AVL sistem dhe për stacionet e autobusëve (50 milionë denarë). Shuma shtesë prej 20 milion denarë është planifikuar për transport gjatë ditëve me ndotje alarmante të ajrit.

Varësisht nga nevojat, subvencionet e planifikuara në baza vjetore, buxheti i qytetit nuk shfrytëzohen plotësisht nga NTP – Shkup dhe nga transportuesit privatë. Kështu, nga qyteti i Shkupit vitin e kaluar, 306 milionë denarë janë ndarë si mbështetje financiare për funksionimin pa pengesa të transportit publik. Në vitin 2017, 420 milionë denarë kanë qenë të dedikuara për subvencione, ndërsa kjo shumë në vitin 2016 ka qenë 331 milion denarë. Një vit më parë, për këtë zë të qytetit të Shkupit janë derdhur mjete që kanë kapur shumën prej 240 milionë denarë.

Nikola Krstanoski, profesor për transport publik në Fakultetin teknik në Manastir, thekson se askund në botë transporti publik nuk ia del të mbulojë shpenzimet operative nga biletat e shitura. Ai vuri në dukje se diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve në transportin publik nuk janë kurrfarë dhurate, për shkak se kompanitë e transportit janë të detyruara të punojnë me çmime të ulëta të cilat nuk mjaftojnë për të mbuluar kostot reale.

“Vende të ndryshme aplikojnë zgjidhje të ndryshme për të mbuluar kostot e funksionimit të transportit publik të qytetit – thekson profesor Krstanoski. Për funksionimin e tij pa pengesa, shfrytëzohen fonde direkt nga buxheti, por edhe në mënyrë indirekte përmes çmimeve preferenciale të karburantit dhe të pjesëve të këmbimit, përfshirje të taksës ekologjike dhe taksat mbi automjetet, taksa për pagesën e regjistrimit të automjeteve, taksa të dedikuara për produkte dhe shërbime dhe vetë-kontribut të qytetarët. Në Francë”, shton profesor Krstanoski, kompanitë me mbi 10 punonjës në të gjitha qytetet më të mëdha se 100.000 banorë duhet domosdo të ndajë një përqindje për transport publik nga të ardhurat e punonjësve.

Të dhënat e NTP tregojnë se përfshirja e kategorive të reja të pasagjerëve, që përdorin bileta falas çon në rritjen e subvencioneve nga qyteti i Shkupit për këtë zë. Ndryshe nga vendi ynë, në shumicën e vendeve të zhvilluara nuk ka mundësi që transporti të jetë falas për studentët, nxënësit e shkollave të mesme ose pensionistët. Në vend se të voziten falas, këto kategori qytetarëve më së shpeshi paguajnë biletat me zbritje të konsiderueshme, që i stimulon çdo ditë të përdorin metro, tramvaj ose autobus gjatë udhëtimeve të tyre.

Përvoja në Shkup që nga fillimi i përdorimit të biletave falas nuk është pozitiv. Në vend se të rritet, statistikat tregojnë se disa vitet e fundit po ulet numri i pasagjerëve të transportuar në transportin publik. Tollovitë më të mëdha disa ditë kur ka transport falas për një kategori të caktuar të qytetarëve rezulton ashtu që disa qytetarë ta shmangin transportin publik dhe të përdorin makinën personale ose taksin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat