Tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi - Bota Sot
Tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi

Maqedonia

Tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:03
BFI

Një grup personash janë futur pasditen e sotme në Bashkësinë Fetare Islame me pretekstin se Gjykata Themelore Shkup ka marrë vendim për shkarkimin e kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi.

Grupi i cili është futur në BFI këmbëngul se Gjykata Themelore Shkup 2 ka pranuar kërkesën që kryetar i ri i BFI-së të jetë Skender Buzaku dhe se vendimi gjatë ditës së nesërme do të shpallet në Gazetën Zyrtare.

Për rreth godinës së Bashkësisë Fetare Islame ka edhe forca policore. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar rastin.

Nga BFI-ja ndërkohë këmbëngulin se Gjykata nuk ka të drejtë ta shkarkojë kreun e Bashkësisë Islame, por se i njëjti mund të shkarkohet vetëm me vendim të kreut të BFI-së, i cili emëron pasuesin e tij dhe më pas Gjykata konstaton shkarkimin dhe emërimin e kreut të ri.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...