Klinika Infektive në Shkup: Një vajzë me fruth dhe bronkopneumoni në gjendje kritike - Bota Sot
Klinika Infektive në Shkup: Një vajzë me fruth dhe bronkopneumoni në gjendje kritike

Maqedonia

Klinika Infektive në Shkup: Një vajzë me fruth dhe bronkopneumoni në gjendje kritike

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Në Klinikën për sëmundje infektive një vajzë 16-vjeçare e cila ka fruth dhe bronkopneumoni është në rrezik për jetë dhe e mbajnë në ventilim mekanik, ndërsa dy fëmijë dhe dy të rritur janë në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e sëmundjes, informuan nga ai institucion shëndetësor publik.

Nga Klinika potencojnë se në 24 orët e fundit në ambulancë janë kontrolluar katër pacientë mes të cilëve një foshnjë tetëmuajshe e pavaksinuar nga fshati Shishevë i Shkupit, një foshnjë tjetër katërmuajshe nga Saraji dhe dy të rritur nga Çairi.

Në Klinikë janë hospitalizuar 35 pacientë prej të cilëve 14 të rritur dhe 21 fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...