Maqedonia më rritje më të madhe të bujtjeve në vitin 2018 - Bota Sot
Maqedonia më rritje më të madhe të bujtjeve në vitin 2018

Maqedonia

Maqedonia më rritje më të madhe të bujtjeve në vitin 2018

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Maqedonia në vitin 2018 ka realizuar rritje më të madhe në Evropë, në numrin e bujtjeve të turistëve, ndërsa Krusheva së bashku me Shkupin, Ohrin dhe Manastirin janë udhëheqësit e kësaj rritje, shkruan portali “Travel Advisor”.

Sipas këtij portali, në Maqedoni janë rreth 250 hotele të kategorizuara dhe shumë akomodime private, dhe gjithsej vlerësohet se turistët kanë në dispozicion mbi 34.000 shtretër.

Më të vizituara janë Shkupi, Ohri, Manastiri, Krusheva, zonat malore dhe të verës. Rritja në numrin e vizitave turistike prej 22 për qind është sukses i madh dhe Maqedoninë e vendos në majë të destinacioneve turistike kur flitet për rritjen e bujtjeve, shkruan portali.

Autoritetet lokale të Krushevës janë tejet të kënaqur që qyteti është në majën e destinacioneve në Maqedoni të dëshiruar për turistët. Në vitin 2018 Komuna e Krushevës shënon rritje prej 67 për qind në numrin e bujtjeve dhe vetë kjo tregon se interesi për Krushevën si destinacion bëhet gjithnjë më i popullarizuar.

Komuna për momentin realizon disa projekte të cilat kanë për qëllim ta avancojnë Krushevën si destinacion për turizëm aventuro-turistik, por edhe ta vazhdojnë sezonin turistik në qytet dhe në komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...