Milloshoski: Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale ishin karton i kuq për pushtetin

Maqedonia

Milloshoski: Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale ishin karton i kuq për pushtetin

Më: 24 prill 2019 Në ora: 08:42
Antonio Milloshoski

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski dje në “Top tema” në TV Telma tha se  se rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale janë karton i kuq për pushtetin.

Sipas tij duhej të pranohej propozimi i OBRM-PDUKM-së që së bashku me zgjedhjet presidenciale të ketë edhe zgjedhje të parakohshme kuverndare.

“Rezultatet nga votat e Glordana Siljanovska Davkova janë pasqyrë e vullnetit të popullit. Nëse i krahahsojmë rezultatet e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit nga zgjedhjet lokale janë diku 335 mijë vota, por atëherë me partinë turke dhe partinë e Amdi Bajramit dhe të tjerat, që sot janë në koalicion qeveritar, do të thotë nëse i heqim ato vota, ne jemi diku rreth 325 mijë, ndërsa profesoresha Siljanovska ka 320 mijë që është rezultat i mirë”, tha Milloshovski duke shtuar se kundër Siljanovskës ka 31 parti.

Ai u shpreh i kënaqur që Siljanovska Davkova kishte rezultat më të mirë nga Stevo Pendarovski në Shkup si dhe në disa bastioni të LSDM-së siç është Kumanova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat