ASH: BFI mos të instrumentalizohet nga parti politike!

Maqedonia

ASH: BFI mos të instrumentalizohet nga parti politike!

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:59
Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj në lidhje me rastin e fundit në Bashkësinë Fetare Islame.

Siç thonë nga kjo parti, Bashkësia Fetare Islame është institucion me vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore për të gjithë besimtarët myslimanë dhe si i tillë duhet të ngelet autonom.

"BFI është një insitucion me vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore për mijëra besimtarë myslimanë, dhe si tillë duhet të jetë autonom. Fatkeqsisht politika vazhdon ti fus duart në këtë institucion dhe të ketë ndikim në këtë Bashkësi.

Kreu i BFI-së dëshmoi me gojën e tij se paska qenë i instrumentalizuar nga politika një kohë të gjatë dhe si i tillë nuk e meriton të mbaj më pozicionin që ka. Ndërsa vendimi i gjykates ndërmjet dy cikleve zgjedhore të bën të dyshosh se përsëri qëllimi është instrumentalizimi për qëllime politike i këtij institucioni", thuhet mes tjerash në komunikatën e ASH-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët instistojnë që ky rast që ndodhi dje të zbardhet në tërësi dhe opinioni ta ketë të qartë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

"Aleanca për Shqiptarët insiston që rasti të zbardhet dhe opinioni te informohet drejt. Ju përkujtojmë se Bashkësia Fetare Islame është insitucion që i përket popullit dhe sështë vegël partishë dhe qëllimesh politike.

Shpresojmë shumë që ky insitucion do të gjej forcën për të bërë ndryshimet e duhura dhe të domosdoshme, pa u bërë instrument i një strategjie të errët të ndonjë partie politike që kërkon të komandojë edhe Zotin!", thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat