KMKF: Ashpër e demantojmë Rexhepin, ne nuk jemi përzier në ndodhitë e fundit në BFI

Maqedonia

KMKF: Ashpër e demantojmë Rexhepin, ne nuk jemi përzier në ndodhitë e fundit në BFI

Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:39
Bashkesia Fetare Islame në Maqedoni (Foto: Botasot)

“Dërgoj demant të ashpër dhe porosi të qartë se udhëheqësit tanë tanë asnjëherë, në asnjë mënyrë nuk është përzier në ndodhitë e fundit në BFI”, thuhet në kumtesën e Komisionit për Marrëdhënie me Komunitetet Fetare (KMKF), njofton Portalb.mk.

“Tërë opinioni është i njohur me deklaratat jo kredibile, të pabazuara dhe të pavërteta”, thuhet në kumtesë.

Siç thonë ata, duke e mbajtur renomenë e lartë personale dhe institucionale, ne fare nuk do të komunikojmë më tej me diskreditimet personale dhe insunianca.

“Ky ishte hap i pashembullt për shpifje”, thonë më tej nga KMF.

Ata thonë se nuk mund të deklarohen në lidhje me ndodhitë, pasi që nuk posedojmë informata relevante as nga ana Gjykatës, e as nga BFI dhe se për ngjarjen janë të njoftuar vetëm nëpërmjet mediave.

“Bëhet fjalë për çështje të brendshme të komunitetit fetar për të cilën apelojmë që të zgjidhen me mirëkuptim të përbashkët, në pajtueshmëri me dispozitat pozitive ligjore dhe në interes të besimtarëve”, thuhet në kumtesë.

Akuzat e kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi naj KMF-së vijnë pas trazirave në lidhje me shkarkimin e tij nga posti i reisit. Rexhepi tha se BFI vendosi se do të kyçet në propagandën kundër pushtetit nëse nuk ka reforma gjyqësore në vend. Sipas tij, me proces gjyqësor të falsifikuar iu është marrë selia dhe është shkarkuar ai, si dhe kërkon ndëshkim për gjykatësen.

Më herët Skender Buzaku, ish sekretari i Myftinisë së Shkupit në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut tha tha se ai do të jetë kryetar i ri i BFI-së, sipas vendimit gjyqësor që ai e posedon, njofton Portalb.mk. Selia e BFI-së ishte e rrethuar me polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat