Arrestohet një person në Tetovë, në shtëpinë e tij gjenden paketime të marihuanës

Maqedonia

Arrestohet një person në Tetovë, në shtëpinë e tij gjenden paketime të marihuanës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:24
Policia

Më 23.04.2019 nga 11:30 deri në orën 12:20 zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll në shtëpinë e B.L nga Tetova.

Gjatë kontrollit, siç njoftojnë nga SPB Tetovë, janë gjetur më shumë paketime me marihuanë.

Personi B.L është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor.

Ndaj tij pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat