Policia financiare, demanton që mbrëmë ka kryer kontrolle në BFI

Maqedonia

Policia financiare, demanton që mbrëmë ka kryer kontrolle në BFI

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:23
Policia financiare

Drejtoria e policisë financiare e demanton deklaratën e Skender Buzakut i cili thotë se është kreu i ri i BFI-së, i cili mbrëmë para gazetarëve ka deklaruar se ka thirrur Policinë Financiare që të kryej kontrolle dhe të inspektojë punën e Sulejman Rexhepit.

“Drejtoria e policisë financiare në përgjithësi i demanton informacionet nga ana e medieve të caktuara se më datë 24.04.2019 nga ana e autoriteteve të Drejtorisë është kryer hetim dhe inspektim në hapësirat e BFI-së. Drejtoria e policisë financiare nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe aktivitet me qëllim kontrollimin e punës financiare të BFI-së”, theksojnë nga Policia Financiare

Nga atje shtojnë se kërkesa për inspektim dhe kontroll financiar në hapësirat e BFI-së, është pranuar sot dhe pasi që e njëjta të shqyrtohet, do të merret vendim se kur inspektorati do të vendos që të kontrollojë hapësirat e BFI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat