Dimitrov në Holandë, diskuton për reformat në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Dimitrov në Holandë, diskuton për reformat në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:20
Nikolla Dimitrov në Hagë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në kuadër të aktiviteteve të ditës së parë të vizitës së punës në Hagë, u takua me Michael Stibe, këshilltar diplomatik për Evropën në zyrën e kryeministrin holandez, Peter Omziht dhe Klas Daikoff deputetë në dhomën e ulët të Parlamentit holandez, si dhe disa takime tjera.

Ministria e Jashtme tha se në takimet me deputet Omziht dhe Daikoff, Dimitrov shkurtimisht u fokusua në arritjet në fushat kryesore të reformave. Në këtë kuptim, u shkëmbyen informacione për zhvillimet e fundit politike në vend dhe atmosferën e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Bashkëbiseduesit e përshëndetën përparimin e madh në agjendën e reformave kombëtare dhe arritjen në marrëdhëniet me fqinjët në dy vitet e fundit.

Në takim me Stibe u bisedua për atë që është bërë në planin vendor dhe u përshëndet kthesa historike e arritur përmes Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Fokus i bisedimeve me Kunders dhe Shurman ishin aktivitetet e ndërmarra të vendit në periudhën e kaluar në funksion të sigurimit të përparimit në proceset euroatlantike dhe zhvillimet aktuale në vend.

Në takimin me ambasadoren Shurman u diskutuan gjithashtu edhe tema lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë Veriore, me ç’rast u përshëndet përmirësimi i përgjithshëm i situatës në këtë fushë përmes forcimit të kornizës ekzistuese ligjore dhe miratimin e ligjit kundër diskriminimit.

Vizita dyditore e Dimitrovit në Hagë vazhdon pasdite me konferencë në Komisionin Parlamentar për Çështjet Evropiane dhe një takim pune me Matis van der Plas, Drejtor i Përgjithshëm për Bashkëpunimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Gjatë ditës së nesërme, Ministri Dimitrov do të takohet me homologun e tij holandez, ministrin e Punëve të Jashtme Stef Blok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat