Dy persona nga Dibra dyshohen për grabitjen në kazino - Bota Sot
Dy persona nga Dibra dyshohen për grabitjen në kazino

Maqedonia

Dy persona nga Dibra dyshohen për grabitjen në kazino

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:42
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave nga Dibra të dyshuar për grabitjen në kazino.

Siç thuhet në njoftimin e prokurorisë, personat dyshohet se më 15 e këtij muaji kanë marrë rreth 500.000 denarë në kazino në Dibër. Më pastaj, njëri nga të dyshuarit i maskuar dhe me armë ka hyrë në kazino nëpërmjet derës ndihmëse, dhe i ka kanosur të punësuarit dhe ka marrë paratë. I dyshuari i dytë, i punësuar në kazino si drejtues, i ka dhënë të gjitha informacionet për paratë, me automobil e ka transportuar deri në kazino dhe ka pritur të dyshuarin e parë të kryejë grabitjen.

Të dyshuarit janë identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të kazinos dhe objekteve përreth. Një person është privuar nga liria ndërsa tjetri ende kërkohet.

Duke vlerësuar se janë pranuar bazat ligjore, prokurori publik në procedurë paraprake gjyqësor propozoi masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...