Pendarovski kërkon votim masiv, Siljanovska pas votave të papërcaktuara - Bota Sot
Pendarovski kërkon votim masiv, Siljanovska pas votave të papërcaktuara

Maqedonia

Pendarovski kërkon votim masiv, Siljanovska pas votave të papërcaktuara

Më: 25 prill 2019 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Kandidati i partive në pushtet për kryetar shteti Stevo Pendarovski mbrëmë nga Prilepi porositi se votimi masiv në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të thotë mbështetje të konceptit për NATO dhe BE dhe që përfundimisht pas 10 viteve Maqedonia të ketë president të vërtetët të shtetit. Kundërkandidatja e tij Gordana Siljanovska Davkova, tha se e vazhdon garën në kërkim të votave të të papërcaktuarve.

“Më 5 maj me rëndësi është të dalim masivisht në zgjedhje sepse më i rëndësishëm është ky koncept të cilin e mbështesim unë, kryeministri dhe nga struktura në pushtet sepse shteti çohet në NATO dhe në BE. Edhe pse 30 vite të gjitha gjeneratat e etnikumeve që jetojnë në vend dëshiruan ta shohin vendin në NATO dhe BE, kjo gjeneratë mund ta realizojë atë ëndërr. Vetëm ky koncept, nëse e merr mbështetjen tuaj më 5 maj, e çon Maqedoninë në shoqërinë e vendeve të zhvilluara”, tha Pendarovski.

Siljanovska-Davkova, e cila e anuloi tribunën e mbrëmshme në Aerodrom të Shkupit, porositi se pas marrjes së rezultateve nga rrethi i parë vërehet nervozë e pritur dhe e fuqishme tek pushteti.

“Duket më pak tragjikomike mua të më akuzoni për ndonjë i cili ka lidhje me tranzicionin, sepse tranzicioni ende është për keqardhje, proces i pambaruar në Maqedoni. Unë kam qenë ministre nga viti 1992 e deri në 1994, ajo është periudha kur ka filluar tranzicioni, veçanërisht është tragjikomike kur akuzat vijnë nga ikonat e tranzicionit të cilët të gjithë rininë dhe jetën e kanë kaluar në suaza të tranzicionit. Për fat të keq, gjithçka që ka qenë e mençur dhe e vlefshme në lidhjen socialdemokrate, ata e kanë anuluar”, tha Gordana Siljanovska-Davkova pas akuzave nga ana e LSDM-së se ajo është përfituese të tranzicionit.

Siljanovska shtoi se vëren nervozizëm të pritur dhe të fuqishëm te pushteti, sepse rezultati është shqetësues dhe paralajmërues dhe se në një vend tjetër pushteti menjëherë do të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për akuzat se fitorja e saj do të thoshte kthimin e regjimit, Siljanovska tha se asnjëherë nuk ka qenë anëtare e OBRM-PDUKM-së, as këshilltare e tyre, se ka qenë e ndërruar gjatë qeverisjes së tyre nga Komisioni i Venecias dhe se madje ka qenë në anën e kundërt gjatë miratimit të Ligjit për arsim të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...