Në Shkup janë gjobitur 17 shoferë për biseda në celular - Bota Sot
Në Shkup janë gjobitur 17 shoferë për biseda në celular

Maqedonia

Në Shkup janë gjobitur 17 shoferë për biseda në celular

Më: 25 prill 2019 Në ora: 10:18
Foto arkiv

Nëntë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në nivel të Qytetit të Shkupit, pesë nga të cilët me dëm material, dy me lëndime të rënda, ndërsa dy me lëndime të lehta trupore.

Gjithsej 22 persona janë dënuar sepse kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 17 sepse kanë folur në celular, ndërsa nëntë sepse nuk kanë mbajtur rripin e sigurisë.

Janë përjashtuar nga trafiku 18 shoferë, 17 nga të cilët pa patent shoferi dhe një shofer fillestar.

Janë dënuar edhe këmbësorë, 22 prej të cilëve nuk kanë kaluar rrugën në vendin e shënuar për këmbësorë dhe shtatë kanë kaluar në dritë të kuqe…

Me “karrotrec” janë ngritur 44 automjete, ndërsa janë përjashtuar 15, të gjithë sepse nuk kanë qenë të regjistruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...