Zaev i urdhëroi familjarët e funksionarëve të punësuar me nepotizëm të japin dorëheqje - Bota Sot
Zaev i urdhëroi familjarët e funksionarëve të punësuar me nepotizëm të japin dorëheqje

Maqedonia

Zaev i urdhëroi familjarët e funksionarëve të punësuar me nepotizëm të japin dorëheqje

Më: 25 prill 2019 Në ora: 10:19
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev tha se po dërgon urdhër direkt te të gjithë që punësimet e tyre janë konstatuar si të parregullta të tërhiqen nga vendet e punës. Duke folur në tribunën në Prilep, ai mbrëmë i ftoi në përgjegjësi politike dhe profesionale edhe ata që kanë bërë nepotizëm. Ky vendim i tij vejn pas  seancës së Komisionit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, n të cilën është konfirmuar dyshim për nepotizëm gjatë punësimeve të familjarëve të funksionarëve.

“Qytetarët reagojnë, institucionet e pavarura kontrollojnë dhe veprojnë. Sistemi funksionon dhe ja vendimet. Ky është mesazh për të gjithë punësimet e të cilëve janë konstatuar si të parregullta. U dërgoj urdhër të gjithëve të tërhiqen nga vendet e punës ku janë. Vetëm kështu do të funksionojë sistemi. Gjithsesi, ftoj në përgjegjësi politike dhe profesionale të çdonjërit që ka bërë nepotizëm dhe e ka shkurtuar të drejtën e qytetarëve”, tha Zaev.

Megjithatë, si tha se Komisioni e Antikorrupsionit pret vendime edhe për rastet e, siç tha, anës tjetër, të VMRO-DPMNE-së

“Pres vendime dhe procedura për nepotizmin masiv të VMRO-DPMNE-së që e përhapur në shtet dhe me të cilin tani përballet gjithë shoqëria”, tha kryeministri dhe lideri i LSDM-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...