Kabineti i Ivanovit: Vendimet e Komisionit për Antikorrupsion janë politike - Bota Sot
Kabineti i Ivanovit: Vendimet e Komisionit për Antikorrupsion janë politike

Maqedonia

Kabineti i Ivanovit: Vendimet e Komisionit për Antikorrupsion janë politike

Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:53
Gjorge Ivanov

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit për Antikorrupsion për të ngritur procedura për kundërvajtje ndaj kryetarit të shtetit.

Nga Kabineti thonë se vendimi i Komisionit për Antikorrupsion është politik dhe mohojnë se presidenti i shtetit ka vepruar në kundërshtim me ligjet.

“Është zhgënjyes fakti, që tek Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë dorëzuar në mënyrë të rregullt shpjegimet dhe bazat ligjore në bazë të të cilave Presidenti i Republikës së Maqedonisë i miratoi dekretet, të njëjtat nuk u morën parasysh nga Komisioni dhe në vend të kësaj, shpjegimi jep përfundime të përgjithshme dhe të pasakta pa bazë ligjore. Presidenti i Republikës së Maqedonisë miratoi dekretet në përputhje me Kushtetutën e vendit”, thuhet në reagim.

Ata shtojnë se presidenti si komandant i lartë, nuk ka detyrim të kërkojë miratim për kompetencat që i ka të caktuara me ligj.

Nga Kabineti i Ivanovit thonë se vendimi i Komisionit për Antikorrupsion është kontradiktor me praktikat e mëhershme të këtij komisioni.

Ndryshe, Komisioni për Antikorrupsion dje vendosi të nis dy procedura për kundërvajtje ndaj presidentit Ivanov, për shkak të emërimit të disa gjeneralëve në Ushtri, pas shpalljes së zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...