Vendimi i Anti-korrupsionit, Zaev: Jap urdhër që të shkarkohen të gjithë personat e përfshirë - Bota Sot
Vendimi i Anti-korrupsionit, Zaev: Jap urdhër që të shkarkohen të gjithë personat e përfshirë

Maqedonia

Vendimi i Anti-korrupsionit, Zaev: Jap urdhër që të shkarkohen të gjithë personat e përfshirë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:35
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev,  vlerësoi vendimin e Komisioni për parandalimin e korrupsionit ku kërkohet të hapet procedurë kundërvajtëse kundër presidentit të shtetit, ministrit të ekonomisë dhe disa deputetëve të cilët kanë ndikuar në punësimin e të afërmve. 

Zaev tha se është i prerë dhe se tashmë ka dhënë urdhër që të gjithë personat të cilët janë të përfshirë dhe që janë punësuar nën ndikimin e zyrtarëve të qeverisë të shkarkohen menjëherë pas 5 majit. 

Ai gjithashtu theksoi se pret përgjegjësi politike nga zyrtarët e përfshirë në vendimin e Anti-korrupsionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...