Nxënësit, të interesuar për shkencat shoqërore - Bota Sot
Nxënësit, të interesuar për shkencat shoqërore

Maqedonia

Nxënësit, të interesuar për shkencat shoqërore

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:40

Edhe pse tregu i punës kërkon më shumë kuadro të inxhinierisë dhe teknologjive të ndryshme, maturantët vazhdojnë të orientohen kryesisht në drejtimet e ekonomisë, juridikut por dhe fakultetin e mjekësisë. Këtë përzgjedhje e bëjnë gjithnjë duke shpresuar se më lehtë do të arrijnë tek vendi i punës. Ka edhe të tillë që perspektivën pas mbarimit të fakultetit e shohin jashtë vendit. Arsyet, vështirësia për gjetjen e vendit të punës dhe kushtet e rënda ekonomike.

"Mendoj për mjekësi të përgjithshme, ose ndonjë drejtim të biologjisë. Personalisht mundohem të kryej këtu ndonjë fakultet për të punuar këtu në këtë vend, por, por nuk është se jam i vendosur”.

"Unë për vete mendoj për stomatologji dhe shoh se çfarë kushte ofrojnë pasi kam fillu të interesohem për fakultetet që janë në Maqedoni edhe të ardhmen besoj këtu do e vazhdoj”.

"Nuk jam e sigurt, po mendohem. Mund edhe jashtë ta shoh, nuk është se kam vendosur përfundimisht”, u shprehën maturantët e intervistuar

Për shkak të interesimit të madh, UT ka vendosur të zgjerojë fakultetin ekonomik dhe atë Juridik me disperzimin e të njëjtëve edhe në Shkup e Kumanovë.

"Ne sërish do i hapim programet studimore të disperzuara në Shkup dhe Kumanovë. Në Shkup planifikojmë t`i kthejmë sërish programet studimore të fakultetit juridik dhe ekonomik. Ka interesim më tepër dhe nëse do kthehemi sërish në Shkup do kemi një numër të konsiderueshëm të studentëve”, theksoi Reshat Qahili, Prorektor për arsim

Përndryshe, në ditën e hapur të Universitetit të Tetovës, maturantët patën mundësinë që nga afër, të njihen me ofertat akademike të këtij institucioni, por edhe të marrin pjesë në panairin e karrierës, që sot u realizua paralelisht me ditët e hapura. Numri i studentëve që UT planifikon të pranojë këtë vit, është rreth 4000 në ciklin e parë studimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...