Maqedoni, për 24 orë janë hospitalizuar katër persona me fruth - Bota Sot
Maqedoni, për 24 orë janë hospitalizuar katër persona me fruth

Maqedonia

Maqedoni, për 24 orë janë hospitalizuar katër persona me fruth

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:00
Vaksina

Nga 10 pacientë të kontrolluar gjatë 24 orëve të kaluara, katër janë pranuar për shërim në spital.

Të hospitalizuar janë një tetë vjeçar nxënës nga fshati Ilinden të Shkupit, një fëmijë i pavaksinuar nga Çairi, 45 vjeçari i pavaksinuar nga Studeniçani dhe fëmija tetë muajshe nga Studeniçani.

Këtë sot e tha Vlladimir Mikiq nga komisioni për sëmundje infektive, i cili shtoi se janë kontrolluar edhe gjashtë pacientë dhe janë dërguar për shërim në shtëpi.

“Në mesin e tyre ishte edhe një fëmijë tetë muajshe nga Tetova, 41 vjeçari nga Tetova pa të dhëna të vaksinimit, 40 vjeçari nga Gostivari për kontroll dhe tre pacientë nga Shkupi, prej të cilëve dy të janë të moshuar, të vaksinuar dhe një fëmijë tetë vjeçare nga Saraji i vaksinuar”, tha Mikiq.

Ai shtoi se për momentin në klinikën infektive ka 36 pacientë të hospitalizuar, nga ku 19 janë të moshuar dhe 17 janë fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...