LSDM: OBRM-PDUKM mori karton të kuq në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM mori karton të kuq në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:49
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “OBRM-PDUKM pësoi disfatë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale”.

“Këto nuk ishin zgjedhje lokale, ndërsa atje ku kishte zgjedhje të parakohshme për kryetar komune OBRM-PDUKM humbi”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, në zgjedhje karton të kuq mori koncepti rrënues i Siljanovskës, Mikocskit dhe OBRM-PDUKM-së të cilët humbën në rrethin e parë.

“Për OBRM-PDUKM-në dhe Gordana Siljanovskën komunat Karposh, Qendër, Çair, Shuto Orizare, Saraj aty ku humbën me dallim të madh nuk janë pjesë të Bashkisë së Shkupit, dhe në këtë rast inkurajohen duke gënjyer se kanë fituar gjithë Shkupin”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se OBRM-DPDUKM humbi në rrethin e parë dhe do të humbasë edhe në rrethin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat