Zaev: Të gjithë ata që janë të përfshirë në korrupsion duhet të shkarkohen - Bota Sot
Zaev: Të gjithë ata që janë të përfshirë në korrupsion duhet të shkarkohen

Maqedonia

Zaev: Të gjithë ata që janë të përfshirë në korrupsion duhet të shkarkohen

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:04
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, vlerësoi vendimin e Komisioni për parandalimin e korrupsionit ku kërkohet të hapet procedurë kundërvajtëse kundër presidentit të shtetit, ministrit të ekonomisë dhe disa deputetëve të cilët kanë ndikuar në punësimin e të afërmve.

Numri një i ekzekutivit tha se është i prerë dhe se tashmë ka dhënë urdhër që të gjithë personat të cilët janë të përfshirë dhe që janë punësuar nën ndikimin e zyrtarëve të qeverisë të shkarkohen menjëherë pas 5 majit.

Ai gjithashtu theksoi se pret përgjegjësi politike nga zyrtarët e përfshirë në vendimin e Anti-korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...