Thaçi: Votat e PDSh-së bënë që Pendarovski të kryesojë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale - Bota Sot
Thaçi: Votat e PDSh-së bënë që Pendarovski të kryesojë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Thaçi: Votat e PDSh-së bënë që Pendarovski të kryesojë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Më: 25 prill 2019 Në ora: 21:27
Menduh Thaçi

Në emision debatues në Klan Maqedoni, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi foli për zgjedhjet presidenciale të rrethit të parë duke thënë se votat që i “sjelli PDSh-së kanë qenë të sinqerta dhe çon në përparësi kandidatin e LSDM-së, Stevo Pendarovski”.

Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas kreut të PDSh-së s’ka mundur të mbledhë vota të mjaftueshme dhe e vetmja komunë ku ka fituar kandidati presidencial është komuna e Studeniçanit, komunë kjo që, siç thotë Thaçi udhëheq Partia Demokratike Shqiptare.

Thaçi përmendi se nuk ka qenë në tubimet e kandidati presidencial për shkak se vazhdon të besojë në parti kombëtare dhe se s’mund njëherit të shkrihen partitë në LSDM.

Rreth kryetarit koncensual, Thaçi përmendi se “kryetari koncensual do të jetë i përkatësisë etnike kur do të zgjidhet në Kuvend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...