Çohet për autopsi trupi i vdekur që u gjet në Rashçe - Bota Sot
Çohet për autopsi trupi i vdekur që u gjet në Rashçe

Maqedonia

Çohet për autopsi trupi i vdekur që u gjet në Rashçe

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:38
Prokuroria Themelore Publike Shkup

Prokurori Publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes në Rashçe që pasdite u gjet i vdekur një person i gjinisë mashkullore.

Siç njoftojnë nga prokuroria , sipas njoftimeve të para të këqyrjes së vendit të ngjarjes personi është vrarë nga plumbat e armës së zjarrit.

“Me urdhër të prokurorit publik, ndaj turpit të të ndjerit u dha urdhri që të kryhet autopsia. Janë dhënë urdhër për ekspertizën e gjithë gjurmëve dhe dëshmive materiale të gjetura në vend”, thonë nga prokuroria publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...